Shkodër/ 36-vjeçarja amerikane gjendet e vdekur në një hostel

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.05.2023, 21:41

Një 36-vjeçare amerikane është gjetur pa shenja jete në një hostel në Shkodër.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA është gjetur pa shenja jete në hostelin ku po jetonte në lagjen 'Tre Heronjtë".

Në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune, por dyshohet se 36-vjeçarja amerikane ka humbur jetën për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Njoftim,i i policisë Shkodër:

Informacion paraprak/ Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit