Qytetari sheh 3 avionë privatë në Spille, Bushat e Koplik: Mister qëllimi i fluturimit të tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.05.2023, 20:31

Të hënën më datë 22 maj në vendin tonë ka nisur stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”. Nga kjo datë deri më 22 qershor në territorin e Shqipërisë, 24 mijë trupa të NATO-s dhe SHBA-së do stërviten dhe do të demonstrojnë aftësitë e tyre.

Për kryerjen e kësaj stërvitje në vendin tonë kanë zbarkuar me qindra mjete ajrore ushtarake. Por një qytetar ka hasur 3 avionë privatë mbi territorin e Shqipërisë ditën e sotme.

Ai thotë në "flightradar24", që tregon trafikun ajror botëror në kohë reale, ka parë 3 avionë privatë në Shqipëri. Sipas tij këta avionë ishin në Spille, Koplik dhe Bushat.

Nuk dihet se kush mund të mund të ketë qenë duke fluturuar me këta avionë privatë të nisur nga Tirana. Ashtu siç mbetet mister edhe qëllimi i fluturimit të tyre mbi territorin shqiptar.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, Jan 3 avion privat qe shikohen te flightradar24.com. Njeri ne spille njeri ne bushat edhe tjetri ne koplik

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit