Trupi i saj nuk gjendet, italiani pranon vrasjen e shqiptares Sibora: E kam murorsur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.05.2023, 18:39

Marco Romeo, shtetasi italian i arrestuar pak ditë më parë në Spanjë ka treguar se ka vrarë e murosur ish-të dashurën e tij shqiptare Sibora Gagani, e cila u zhduk në vitin 2014.

Italiani kur ka parë foton e Sibora Gaganit në një dërrasë në ambientet e policisë, ka pranuar vrasjen dhe murosjen e saj. Pas këtij rrëfimi, policia ka kontrolluar shtëpinë e tij pasi trupi i shqiptares rezulton ende i zhdukur. Autoritetet kanë dyshime se italiani ka përodrur acid ose ndonjë kimikat tjetër për shpërbërjen e trupit të shqiptares.

E reja, Sibora Gagani, me origjinë shqiptare dhe me kombësi italiane, u shpërngul me të në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014, datë që familja e saj, e cila banon në Itali, nuk e di se ku ndodhet.

Nga ana tjetër italiani Marco Romeo u arrestua nga Policia spanjolle pasditen e së mërkurës së kaluar në Torremolinos, disa orë pasi trupi i pajetë i të dashurës së tij, Paula u gjet me disa plagë me thikë. Fqinjët thonë se mes tyre ka patur një debat të fortë dhe italiani mund ta ketë vrarë 28-vjeçaren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit