Lulzim Basha del të justifikojë rrogën/ Zgjohet nga gjumi dhe takon të rinjtë: Do përmbysim sistemin!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.05.2023, 17:51

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sot në terren ku ka takuar disa të rinj nga Tirana. Sipas tij, ky është një rikthim i tij, për të përmbysur sistemin politik.

Kjo dalje ka ardhur pak pasi Edi Rama, miku i tij i ngushtë i rriti pagën, e ndoshta kjo është një mënyrë për ta justifikuar.

“Politikanët janë mësuar që mos pjesëmarrjen në zgjedhje ta kërkojnë tek populli, se rinia nuk është më aq aktive. Përvoja ime më thotë ndryshe. Për 33 vite, që njerëzit thirren nga politika për hallet e veta, jo të tyre. Vjen një moment kur njerëzit thonë: Mjaft! Të parët që kanë folur me heshtje janë të rinjtë. Bojkoti nuk është indiferencë, është mesazh, ku baza është që nuk e shohin veten tek ofertat, nëse ka të tilla. Me sa ndoqa fushatën, që e ndoqa si njëri nga ju, vetëm ofertë nuk kishte. Kishte vetëm gjuhë agresive, tallava dhe tallje por jo ofertë. Politika u kthye në një Big Brother, në një shfaqje. Por qëllimi i shfaqjes është të zbavisë. Politika është instrumenti i vetëm i zhvillimit, a mund kthehet në tallava? 14 maji data e skadencës së sistemit politik në Shqipëri të krijuar me ndryshimet kushtetuese të 2008.”– tha Basha

Kujtojmë se Lulzim Basha u largua nga drejtimi i PD-së pas 6 Majit dhe që prej athere nuk u duk më. Shumë e kanë paralajmëruar këtë rikthim të Bashës dhe dorëheqja e Alibeajt ishte hapi kryesor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit