Laert Haxhiu u arrestua bashkë me 2 shqiptarë: Tentuan t’i iknin policisë greke, u përplasën me 3 makina

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.05.2023, 16:51

Laert Haxhiu, një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit është arrestuar ditën e djeshme nga policia greke.

31-vjeçari Haxhiu, një 22-vjeçar shqiptar dhe shoferi 35-vjeçar Juxhin Bajrami u arrestuan pasi efektivët e policisë i kanë bërë shenjë të ndalonin në zonën e Janinës. Por në fillim ata nuk i janë bindur këtij urdhri dhe shoferi ka shkelur gazin.

Gjatë ndjekjes, mjeti i cili nuk ishte ndalur në sinjalin e policisë, ka përplasur tre automjete, ka ngecur në semafor dhe në fund ka përplasur një bordurë dhe ka shpërthyer një gomë, duke shkaktuar hapjen e airbagëve. Më pas policia ka gjetur rastin dhe ka arrestuar drejtuesin dhe dy pasagjerët e tjerë të mjetit.

Laert Haxhiu, i cili dyshohet se është kreu i masakrës së Lushnjes në vitin 2017 u arrestua pasi ndaj kishte një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpol. Sipas policisë greke, 31-vjeçari Laert Haxhiu nga Lushnja dhe 35-vjeçari Juxhin Barjami nga Delvina udhëtonin me një 22-vjeçar shqiptar, i cili kërkohet në Shqipëri për “plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim.

Tre të arrestuarit akuzohen për “shkelje të ligjit të emigracionit”, “falsifikim”, “mosbindje” dhe “deklarim i rremë”. Autoritetet iu kanë konfiskuar 1400 euro dhe 4 celularë si dhe BMX X6 të Juxhin Barjamit. Ky i fundit ishte i përfshirë edhe në një aktivitet kriminal në Greqi, gjatë të cilit mbeti i vrarë biznesmeni Marius Dhiamandi, ndërsa Bajrami u plagos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit