Shëndeti i tij po përkeqësohet, 15-vjeçari Florisel ka nevojë për ndihmën tonë!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2023, 13:12

Florisel Gjata, 15 vjeç nga Korça ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

Të afërmit e tij, apelojnë se kushdo që ka mundësi të ndihmojë sado pak që Floriseli të shërohet.

Djali ndodhet në reanimacion te spitali “Nënë Tereza”, teksa po lufton me një sëmundje tejet të rëndë që i ka prekur organet e trupit.

Ai ka bërë dy operacione në Austri, teksa duhet urgjent që të dërgohet në Itali për operim.

Kostoja e trajtimit spitalor në Itali kushton dhe familja e Floriselit nuk ka mundësi ekonomike ta përballojnë.

Duke qenë se gjendja e 15-vjeçarit është shumë e rëndë dhe ka nevojë për një transplant zemre, familjarët e tij kërkojnë që shqiptarët të ndihmojnë me sa kanë mundësi.

Apeli për ndihmë:
Prsh jeta ësht qef. Kam nipin shum sëmurë ka 2 muaj në spital. Esht bër aperim na zëmra. Në Austri po ata bën eksperiment me nipin jo ta shëronin. Ka zmadhim zëmre duhet transplant me patjetër. Ne spitali nëntereza. Ka 1 muaj e gjysmë. Po deshet shkoni aty ta vërtetoni esht ne reimacion. Do ju lutesha shum të me nihmoni.

Kushdo që ka dëshirë të ndihmojë Floriselin, numri i kontaktit të familjarëve të tij është 0686570014

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit