Shkëputet fasada e një pallati në Durrës: U rikonstruktua nga Bashkia, askush nuk merr masa

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2023, 12:14

Pak kohë më parë, Bashkia Durrës, rikonstruktoi pallatet e dëmtuara të qytetit bregdetar.

Ndërhyrja u krye në fasada, shkallë, muret e ashensorëve, por si duket puna nuk është bërë si duhet.

Themi këtë pasi së fundmi një qytetar nga Durrësi ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, se në një lagje të qytetit, ka rënë fasada e një pallati duke u bërë rrezik për jetën e kalimtarëve.

Qytetari shkruan se ditën e djeshme, përballë Gjykatës së Durrësit, pallatit të rikonstruktuar nga Bashkia Durrës, i ka rënë fasada duke rrezikuar qytetarët.

Denoncuesi shkruan për JOQ se ndonëse gjendja e pallatit është e shkatërruar, asnjë nga punëtorët e bashkisë nuk ka shkuar ende në vendin e ngjarjes për të marrë masa pasi siç shihet edhe nga pamjet pallati është ende i dëmtuar dhe përbën ende rrezik.

Qytetari:

Pershendetje JOQ. Rikonstruktimi i pallateve nga bashkia Durres rrezikon jeten e qytetareve. Ky eshte nje pallata i rikonstrukruar nga bashkia sefundmi dhe fasada eshte shkeputur dje duke rrezikuar jeten e qytetareve! Pallati ndodhet perball Gjykates Durres. Sic mund ta shikoni pjese tjeter te fasades rrezikojan te bien serish dhe punonjsit e bashkis edhe pse jan lajmeruar qe dje nuk jan paraqitur per te marr masa!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit