Infermierja nga Elbasani nxori në Tik Tok embrionin e foshnjës pas abortit! “Pamjet i takojnë spitalit të Beratit”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2023, 11:26

JOQ publikoi, video të një infermiere të identifikuar si Silvana.

Vajza kishte postuar në Tik Tok pamje nga një sallë lindjeje, ku shihej embrioni i një foshnje pas abortit.

Këtë video, infermierja që rezulton studente vitin e parë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, e fshiu nga Tik Tok, ndërsa më pas media jonë e publikoi duke bërë apel që autoritetet përkatëse të reagojnë dhe të marrin masa ndaj infermieres e cila për pak pëlqime dhe ndjekës publikon gjithçka në rrjetin social TikTok.

Në fillim u raportua se Silvana C. Ka filmuar pamjet në fjalë në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

Policia ende nuk ka reaguar, teksa drejtori i qendrës spitalore Elbasan Agron Gaxho shprehet për mediat se pamjet janë skandaloze dhe të rënda por garanton se veç fotove të të resë pamjet e tjera nuk i takojnë spitalit të Elbasanit.

Ndërkohë për JOQ, një studente e mjekësisë që kryen praktikën në spitalin e Elbasanit, shkuan se në maternitet lejohen vetëm kur ndihmojnë gratë dhe është e ndaluar telefoni.

Studentja për JOQ thotë se pamjet e videos i përkasin spitalit të Beratit dhe se Silvanës ia ka dhënë një mik videon.

Studentja:

Genjen. Videon ja ka dhen nje mik. Video nuk eshte nga spitali i elbasanit. Jam vet studente dhe kur bejm praktiken na lejohet te hym vetem ne maternitet te ndihmojm grate dhe nuk na lejohet teli. Eshte video embrionit dhe salles se operimit nga spitali i beratit mos gaboj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit