Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.05.2023, 21:44

Në pesë ditët e ardhme pritet të jetë mot i ndryshueshëm.

Ditën e Hënë pritet të jetë mot i vranët dhe me intervale me diell.

E hëne- mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

Ditën e Marte pritet të jetë mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezentë.

E marte- mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezentë. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

Të mërkurën pritet të jetë mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

E enjte- Mot i vranët por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit