Arrestohen pesë persona në Prishtinë, dyshohet se mashtruan kompaninë ku punonin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.05.2023, 23:06

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë mashtruar kompaninë në të cilën ata punonin. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të dyshurit, në periudha të ndryshme kohore, kanë keqpërdorur besimin brenda kompanisë, siç thuhet, duke shmangur evidentimet e rregullta.

“Policia e rajonit të Prishtinës, ka arrestuar pesë persona të dyshuar ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet se në periudha të ndryshme kohore, duke keqpërdorur besimin brenda kompanisë kanë shmangur evidentimet e rregullta”.

“Ndërmarrja e veprime hetimore, nga ana e policisë ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve; Q. R. 31 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, R. M. 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,L. H. 24 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,A. F. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dheE. G. 18 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia bën të se është inicuar një hetim në drejtim të veprës penale “Keqpërdorim i besimit”.

“Ndaj të dyshuarve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Keqpërdorim i besimit” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit