Altin Goxhaj: Si i shiti zgjedhjet Opozita duke kandiduar në Tiranë Këlliçin, kandidatin që donte Veliaj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.05.2023, 20:43

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë një analizë dhe raport paraprak për zgjedhjet vendore 2023 që u mbajtën ditën e djeshme në të gjithë vendin.

Në raportin e tij, Goxhaj nuk përmend fare Partinë Demokratike që mban vulën pasi sipas tij ata janë diskredituar si mercenarë të Regjimit që po shpopullon Shqipërinë.

Më tej në raport, avokati rendit 10 pikat bazë që vërtetojnë qëllimshmërinë e lidershipit të Opozitës për të minimalizuar mbështetjen elektorale dhe shitjen e Bashkisë Tiranë në duart e Erion Veliajt.

Ndër 10 pikat e përmendura nga avokati Goxhaj janë tërheqja e PD nga Fronti i Shpëtimit Kombëtar, manipulimi i Primareve për të nxjerrë kandidatin që donte Erion Veliaj, përfaqësimi me Partinë e Lirisë apo edhe mosnegocimi me Grupimin e vulëmabjtësve për të siguruar një listë konsensuale me kandidatë për kryetar bashkie dhe lista komisionerësh.

Ndërkohë që për kandidatin Belind Këlliçi avokati përmend mungesën e një programi realist dhe që do kishte ndikim në Tiranë.

Sipas Goxhajt këto 10 pika mjaftojnë për të kuptuar se këto zgjedhje iu dhuruan hapur nga ana e PD dhe lidershipit të saj Rilindjes dhe sidomos Bashkisë Tiranë vetë Erion Veliajt.

Këto 10 pika, avokati i ka shtjelluar në të gjithë raportin prej 20 faqesh që e gjeni në linkun e mëposhtëm.

KLIKONI KËTU PËR TË LEXUAR RAPORTIN E PLOTË

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit