Barcelona kampione mes tensionit, Laporta premton: Duam të rikthejmë Messin, do bëjmë maksimumin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.05.2023, 10:06

Barcelona është shpallur kampione e Spanjës, pas fitores së siguruar ditën e djeshme me shifrat 2-4 ndaj Espanyol, duke siguruar edhe matematikisht vendin e parë dhe lënë pas Real Madridin. Dopieta e Lewandowskit dhe golat e Balde e Kounde vulosën gjithçka, me Espanyol, që ngushtoi me Puado dhe Joselu.

Në fund festë e madhe e Barcelonës në shtëpinë e rivalëve të qytetit. Tifozët e Espanyol nuk e përjetuan aq lehtë këtë turpërim dhe zbarkuan në fushë me qëllim për të sulmuar lojtarët e Barcelonës, që po festonin triumfin e madh në këtë cikël të ri, që kanë nisur me Xavin në krye të stolit.

Ndërkohë, pas festimeve ka ardhur edhe një deklaratë e bujshme e presidentit Laporta, i cili është shprehur se do të bëjë maksimumin për të rikthyer Messin në Katalunjë. Kjo deklaratë është bërë menjëherë virale në rrjet.

“Ne do të bëjmë maksimumin për të kthyer Lionel Messin në Barcelonë. Mund ta them këtë. Ne po punojmë për të ndërtuar një plan për të zbatuar ndershmërinë financiare dhe për ta forcuar skuadrën me lojtarë cilësorë”, u shpreh Laporta, duke bërë tifozët katalanas me “krahë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit