Bulqizë/ E moshuara denoncon drejtorin e Sigurimeve Shoqërore: Më mori kartën ID, më tha do të ta jap kur të votosh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.05.2023, 20:45

Një e moshuar nga Bulqiza ka bërë një denoncim me video për një episod tepër të dyshimtë që pretendon se i ka ndodhur.

Ajo shprehet në denoncimin e saj se drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Klodian Reçi, i ka marrë kartën e saj të identitetit.

Sipas të moshuarës, Reçi i ka thënë më pas se kartën do t’ia jepte vetëm nëse vinte të votonte të dielën në qendrën përkatëse të votimit.

Në vijim do të gjeni videon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit