Ish-gruaja harron Dani Alvesin, raportohet për një lidhje me Achraf Hakimin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.05.2023, 13:31

Ish-gruaja e Dani Alves, Joana Sanz, mësohet se është argëtuar në një klub nate në Madrid me yllin e Paris Saint-Germain, Achraf Hakimin. Gazetarja Alexia Rivas së fundmi ka pohuar se ka parë Hakimin me Sanz në një klub nate.

“Hakimi ka bërë foto me të gjithë. Ai u pa i shëndetshëm, i shkujdesur, duke kaluar shumë mirë pranë Joana Sanz. Gjatë gjithë kohës pranë tyre kishte roje”, tha gazetarja e La Vanguardia.

Rivas i ka kërkuar një konfirmim Joana Sanz, por kjo e fundit nuk ka pranuar të përgjigjet. Më pas ish-partnerja e Dani Alves, me të cilin u nda pasi braziliani u fut në burg për përdhunim, dha një deklaratë për “Europa Press”.

“Përse e shpikin këtë? Nuk e kuptoj nga vjen një etje e tillë”, tha Sanz. Gjithsesi kjo deklaratë e saj nuk bind shumë, pasi të njëjtën gjë mund të kishte bërë edhe në rastin kur u pyet nga vetë gazetarja para se lajmi të publikohej.

E ndarë nga Alves pas lajmit për përdhunimin e një 22-vjeçarje, Sanz duket se ka nisur një flirt me Hakimin, i cili për ironi të fatit u nda me gruan e tij pikërisht prej një akuze tjetër për përdhunim ndaj një të reje në Paris.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit