Stiker “NMK” në vend të targave të reja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.05.2023, 11:30

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut po shqyrton mundësinë e aplikimit të stikerëve ngjitës me kodin “NMK” në vend të targave të reja, që kushtojnë 1500 denarë.

Nga kjo ministri thonë se po shqyrtohen disa opsione, por thuhet se do të shihet opsioni më i lirë për xhepin e qytetarëve, që në vend që të ndërrojnë tabelat dhe të paguajnë 1500 denarë, ata të marrin vetëm stikerin ngjitës me kodin NMK që do ta ngjisin tek targa.

Ky ndryshim duhet të ndodhë, me ndryshimin e emrit kushtetutues të vendit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut. Këto ndryshime pritet ti zbatojnë edhe 490 mijë pronarë të veturave në vend.

Nëse do të vendosej me ndryshimin e targave, atëherë qytetarët do të duhet të paguajnë 1500 denarë për targat e reja, ashtu që buxheti do të mbushet për 12 milionë euro.

Të gjithë qytetarët e vendit deri në shkurt të vitit të ardhshëm 2024 do të duhet të ndërrojnë dokumentet personale me mbishkrimin Maqedonia e Veriut, dhe të pajisen me të reja me mbishkrimin Maqedonia e Veriut. MPB tanimë ka shtrenjtuar çmimin e nxjerrjes së letërnjoftimit për 65%, për patent shoferin 50% dhe për pasaportat 30%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit