Lorenc Tosku i Peqinit i fal 1.5 MLD lekë Viola Green shpk, firmës që ndoti lumin Shkumbin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.05.2023, 13:40

Ashtu si të gjithë kryebashkiakët, edhe Lorenc Tosku i Bashkisë Peqin u kujtua të pastrojë qytetin në kohë fushate. Por, edhe ketë tender ai ka bërë pis me manovra dhe afera për të vjedhur.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Pastrimi, grumbullimi dhe largimi i mbeturinave te qytetit Peqin’ për të cilin është lënë në dispozicion fondi me vlerë 1.7 miliardë lekë. Gara për këtë tender u mbyll me datë 3 maj dhe me datë 10 është shpallur fituesi.

Por, Tosku nuk ka ndjekur rrugën e duhur ligjore për të zhvilluar këtë tender, pasi janë shkelur rregullat bazë të prokurimit.

Së pari në garë ka qenë vetëm një firmë, “Viola Green shpk” në pronësi të Marsel Shegës, Fatos Jupit dhe Sherif Kapllanit. Emra të njohur në fushën e tenderëve për aferat që zhvillojë.

Kështu, edhe këtë tender ata e kanë marrë me hile. Sepse duke e qenë firma e vetme që ka paraqitur ofertë, Bashkia duhej të anulonte procedurën. Por, Tosku nuk iu ka thënë dot jo treshes së mësipërme dhe ua ka falur tenderin pa garë.

Oferta e tyre kapte vlerën 1.5 miliardë lekë dhe në shkelje të ligjit këto para ikën nga xhepat e qytetarëve për arkën e Viola Green shpk.

Për shkak të mungesës së konkurrencës, ky tender ka marrë flamurin e kuq dhe përbën një risk të lartë për fondet publike. Afera bëhet edhe më e thellë kur përmendim se si mund t’i jepet tender pastrimi një firme që është gjobitur për ndotje.

Kujtojmë se në vitin 2020 kjo firmë gjobitur për një tender të ngjashëm. Konkretisht, në shtator të vitit 2020 Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me gjobë 20 milionë lekë Bashkinë e Rrogozhinës, e cila kishte kontraktuar firmën “Viola-Green SHPK” por kjo e fundit i hodhi mbetjet në Shkumbin duke ndotur lumin.

IKMT në atë kohë njoftoi se do të merren masa që kjo firmë të mos përfshihet më në projekte të tilla, por me sa duket nuk është marrë asnjë masë dhe Viola Green shpk vazhdon të thithë para nga fondet publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit