Napoli fitoi Serie A, festë e magjishme në jugun e Italisë dhe më gjerë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.05.2023, 00:43

Napoli ka fituar titullin e Serie A pas 33 vitesh dhe pas një barazimi 1-1 në Udinese.

Golashënuesi më i mirë i Serisë A, Victor Osimhen, barazoi për Napolin në minutën e 52-të dhe kaq mjaftoi që festa të shpërthente në stadium, në Napoli dhe më gjerë.

Ky titull është i treti për Napolin në divizionin më të lartë të Italisë dhe i pari që kur lojtari legjendar argjentinas Diego Maradona i udhëhoqi ata drejt kampionateve në 1987 dhe 1990.

Përveç 11,000 tifozëve të Napolit brenda dhe 5,000 të tjerëve jashtë stadiumit në Udine në Italinë veriore, një turmë me kapacitet prej më shumë se 50,000 personash e ndoqi ndeshjen në ekranet e stadiumit Diego Armando Maradona në Napoli.

Është hera e parë që një klub në jug të kryeqyteteve tradicionale të futbollit të Italisë, Milano dhe Torino, fiton ligën që kur Roma fitoi titullin në 2001.

Në Napoli ka nisur festa e madhe dhe i gjithë qyteti është ndriçuar nga fishekzjarret e shumta dhe flakadanët e hedhur.

Qytetarët kanë dalê në rrugë dhe sheshe për të festuar pasi kishin disa kohë që e prisnin këtë moment dhe ishin përgatitur.

Festa e tifozëve të Napolit është shpërndarë edhe në qytete të tjera italiane si Milano dhe Torino.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit