Po luftonte për jetën: Peshkaqeni blu del në breg, lind 20 të vegjlit dhe ndordh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.05.2023, 21:38

Një peshkaqen që ishte në grahmat e fundit , arriti në breg, lindi të vegjlit e saj dhe më pas ngordhi.

Njëzet ekzemplarë të porsalindur të peshkaqenit blu, kanë mbijetuar të gjithë pas aktit ekstrem të dashurisë së nënës së tyre.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Calasetta, në ishullin Sant'Antioco (Sardenja e Jugut). Disa banorë të zonës raportuan për praninë e një peshku të madh në plazh dhe punëtorët ndërhynë menjëherë duke shpëtuar foshnjat e porsalindura.

Ata konstatuan se bëhej fjalë për një peshkaqen blu, rreth dy metra i gjatë, me plagë të dukshme në trup, të cilat shkakttuan ngordhjen menjëherë pas lindjes. Punëtorët pasi dëshmuan lindjen e peshkaqenëve të vegjël i rikthyen ato sërish në det.

Kjo specie peshkaqeni është vezore: në fund të shtatzënisë, e cila mund të zgjasë deri në një vit, mund të prodhojë deri në 150 vezë, por vetëm një pjesë e tyre arrin moshën madhore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit