Messi “tërbon” Parisin dhe Barcelonën, ikën pa lejen e klubit në Arabinë Saudite

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.05.2023, 12:00

Komplikohet situata e të ardhmes së Lionel Messit. Pas humbjes së dhimbshme ndaj Lorient dhe hapjes së kampionatit francez, kampioni i botës është larguar menjëherë drejt Arabisë Saudite, teksa mediat bëjnë me dije se ai e ka bërë këtë pa lejen e klubit.

Kjo ka krisur akoma më shumë marrëdhënien mes “Pleshtit” dhe klubit francez. Ndërkohë, enigmë mbetet edhe arsyeja përse Messi ka udhëtuar drejt Riadit, në një kohë që kontrata e tij përfundon vetëm në muajin e ardhshëm dhe më pas mund të firmosë me cilin klub të dëshirojë.

Mediat franceze dhe spanjollë kanë hedhur dyshime mbi një marrëveshje mes Messit dhe klubit të Al Hilal, që është gati të ofrojë plot 400 milionë euro në sezon, që argjentinasi të transferohet në Arabi. Megjithatë, kjo mbetet ende një hipotezë, sepse nuk ka asgjë konkrete.

Së fundmi, nëpërmjet rrjeteve sociale, Mesi ka publikuar foto nga natyra në Arabi, duke lënë përshtypjen se atje ka shkuar vetëm për pushime. Tashmë mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo telenovelë e Mesit. Barcelona është në pritje për ta rikthyer në “Camp Nou”, por ngjarjet e fundit i kanë trazuar jo pak ujërat si në Spanjë, ashtu edhe në Francë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit