Macja më e shëndoshë në botë më në fund nis dietën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.05.2023, 00:09

Një mace 18 kilogramëshe e quajtur macja më e shëndoshë në botë, më në fund ka nisur dietën.

Macja 6-vjeçare e quajtur Patches u shpëtua nga një strehë kafshësh në Richmond, Virxhinia, SHBA në fillim të këtij muaji. Kay Ford, pronarja e saj e re ka vendosur macen në dietë dhe deri më tani ajo ka humbur 900 gramë.

Pas kryerjes së testeve diagnostikuese, veterinerët zbuluan se macja ishte plotësisht e shëndetshme pavarësisht se jetonte në një kafaz për shkak të përmasave që kishte. Në fillim kishte dyshime se macja kishte ngrënë ushqim njerëzish, por veterinerët thanë jo. Ajo thjesht ishte shumë zgjedhëse në ushqimin që konsumon.

Pronarja e re e ka vendosur në dietë macen gjigante dhe dieta ka nisur të japë rezultate.

Një rekord botëror për macen më të shëndoshë është dhënë në 1986 për maçokun 10-vjeçar Himmy në Australi që peshonte 22 kg, i cili vdiq në të njëjtin vit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit