Baba i 550 fëmijëve në disa vende, Gjykata e Hagës merr masën drastike për dhuruesin e spermës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.04.2023, 12:25

Një dhurues sperme, që është bërë baba i më shumë 550 fëmijëve në mbarë botën, është urdhëruar të ndalojë së praktikuari këtë punë. Burri i quajtur Jonathan, 41 vjeç, mund të gjobitet më shumë se 100,000 € (88,000 £) nëse përpiqet të dhurojë sërish spermën e tij.

Atij iu dha një urdhër që të ndalonte së dhuruari spermë në klinikat e fertilitetit në Holandë në vitin 2017, pasi u zbulua se kishte më shumë se 100 fëmijë. Gjithsesi, ai nuk e zbatoi këtë urdhër dhe vazhdoi të dhurojë spermë jashtë vendit dhe përmes platformave të internetit.

Një gjykatë në Hagë ka dhënë urdhër që të shkatërrohen të gjitha mostrat e spermës së tij nëpër klinika në të gjithë botën. Burri thuhet se ka mashtruar qindra gra. Udhëzimet klinike holandeze, thonë se një dhurues nuk duhet të jetë baba i më shumë se 25 fëmijëve në 12 familje.

Ky kufizim i dhurimit të spermës bëhet për shkak se kërkohet me patjetër parandalimi i krijimit të një çifti mes një motre dhe një vëllai, pa dijeni. Nëse kjo ndodh dhe çifte të tilla lindin fëmijë, këta të fundit dalin me probleme të pakthyeshme shëndetësore, përveç anës sociale, që është e papranueshme.

Gjykatësit kanë vërtetuar se burri në fjalë kishte ndihmuar në lindjen e 550-600 fëmijëve, që kur filloi të dhuronte spermë në vitin 2007. 41-vjeçari u dërgua në gjykatë nga një fondacion që mbron të drejtat e fëmijëve të donatorëve dhe nga një nënë, e cila dyshohet se kishte lindur një fëmijë me ndihmën e spermës së tij.

Gjyqtarja Thera Hesselink, tha se gjykata e ndalon të pandehurin që të dhurojë spermën e tij çifteve pas nxjerrjes së këtij vendimi. Holanda është goditur nga skandalet e fertilitetit edhe në të kaluarën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit