Veliaj i jep 2.2 MLD Lekë nga taksat e qytetarëve oligarkut Pjetëgjokaj për të rregulluar lagjen e VIP-ave

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.04.2023, 20:41

Sa herë bie shi rrugët e Tiranës përmbyten dhe pavarësisht ndërhyrjeve fiktive që bën bashkia, situata vazhdon e njëjtë prej vitesh. Shumë lagje në Tiranës janë të amortizuara dhe Veliaj u hedh ndonjë dorë asfalt sa për fushatë.

Por, kur vjen fjala tek VIP-at, kryebashkiaku kujdeset që t’u sigurojë kushte luksoze, pasi sikur kemi vënë re, shumë prej estradës po i bëjnë propagandë për fushatë.

Për këtë arsye, më datë 2 shkurt Bashkia Tiranë ka hapur garën për tenderin me objekt “Rikualifikimi urban i zonës “Kodra e Diellit” – Faza I”, për të cilin është vënë në dispozicion fondi limit me vlerë 2.6 miliardë lekë. Dhe duhet të theksojmë se bëhet fjalë vetëm për fazën e parë të rehabilitimit, pasi Veliaj ka plane për ndërhyrje të tjera në këtë lagje dhe do të bëhen shpenzime të tilla.

Sigurisht, ky fond limit është shumë i lartë për të bërë sistemime në një lagje të Tiranës. Por, sikur dihet në këtë zonë jetojnë kryesisht personazhet VIP, e jo vetëm. Madje, nga foto shohim se është një lagje mjaftë luksoze dhe më të gjitha kushtet.

Dhe sipas dokumentit, tani Veliaj do t’u përmirësojë linjat elektrike, atë të ujësjellësit dhe gjelbërimin. Ndërkohë, në lagjet e qytetarëve nuk ka as ujë të pijshëm dhe pranë pallateve gjen vetëm mbeturina.

Epo me sa duket, po përpiqet t’u plotësojë çdo kërkesë pasanikëve në këtë zonë, sepse do t’u duhet vota e tyre tani në prag të zgjedhjeve për shkak të influencës që kanë në masa. Prandaj kontrata është firmosur “shkel e shko” më datë 25 prill.

Dhe sikur të mos mjaftonte shpenzimi pa kriter, Veliaj ka zhvilluar kontratën duke shkelur bazën ligjore për prokurimet.

Së pari, tenderi është dhënë pa garë fare tek firma “PE – VLA – KU” shpk, në pronësi të Vladimir Pjetërgjokaj. Kjo rrugë është ndjekur jo se nuk ka pasur konkurrentë firma fituese, por të gjithë i ka nxjerrë jashtë loje Veliaj me shkeljet që bën.

Konkretisht, për këtë projekt kanë paraqitur ofertë 12 firma. Madje mes tyre edhe kompani të oligarkëve që njihen për aferat me prokurimet si; Arbër Abazi, Ferdinand Çaushi, Vladimir Metani e të tjerë. Të gjithë janë biznesmenë që përfitojnë nga aferat e Veliajt, po këtë herë ky i fundit i ka skualifikuar në kundërshti me ligjin dhe ia ka lënë rrugën e hapur “PE – VLA – KU” shpk.

Kështu, Vladimir Pjetërgjokaj u shpall fitues me ofertën 2.2 miliardë lekë. Ndërsa kompanitë e tjera kishin paraqitur oferta edhe me vlerë 1.6 miliardë lekë apo 1.9 miliardë lekë, pra gati 60 milionë lekë më lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit