Natën i helmon masivisht tek liqeni, ditën Veliaj ble 336 MLN lekë me taksat e popullit kolibe qensh

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.04.2023, 16:36

Erion Veliaj, është një ndër kryebashkiakët që prodhon tenderë nga më absurdët dhe më të shtrenjtët. Në nivelet e larta të absurdit dhe vjedhjes qëndron dhe tenderi i fundit i firmosur nga kryebashkiaku. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Shtëpiza strehimi për kafshët endacakë”, i cili është hapur nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë.

Puna për këtë tender do të zgjasë 20 ditë dhe do të shpenzohen 336 milionë lekë me TVSH. Sepse kaq ka kërkuar fetusi “INERTI shpk”. Firmë e cila përfitoi tenderin edhe pse kishte oferta të tjera më të lira, me vlera 260 apo 270 milionë lekë. Por, sikur ndodh gjithmonë, Veliaj shkon tek oferta më e shtrenjtë.

Ndërkohë, në dokument thuhet se do të blihen 86 shtëpiza për qen, sipas modelit 1 me dimensione 250 X 150 cm, lartësia 200 cm, strukturë metalike, e rrethuar me rrjete teli, mbulesë llamarine, brenda të cilës do të ketë kolibe për qen prej druri me dimensione 60×130.

Ndërsa disa 142 copë të tjera do të jenë të modelit 2 me dimesione 250 X 150 cm, lartësia 200 cm, strukturë metalike, e rrethuar me rrjete teli brenda të cilës do të ketë kolibe për qen prej druri me dimensione 60×130.

Në këto shpjegime mungojnë dy element të rëndësishëm. E para, ku do të ndërtohen këto shtëpi, nëse përfshihen edhe njësitë e tjera apo vetëm Tirana?

E dyta, sa do të kushtojë një shtëpizë sipas modelit?

Por, nëse llogarisim fondin 336 milionë lekë për 228 kolibe, i bie 147, 543 lekë një kolibe. Kaq para Veliaj nuk po ua jep si bonus qiraje personave që iu prishi shtëpitë për aferat e rrugëve.

Ndërkohë vlen të kujtojmë se një vit më parë JOQ ka denoncuar se si Veliaj i vriste ose i helmonte qentë endacakë. Ndërsa tani po mendon t’u ndërtojë kolibe luksi.

Kujdes! E gjithë zona e liqenit është helmuar. shumë qen kanë vdekur dhe vazhdojnë na vijnë njoftime për qen të tjerë”, shkruante një vit më parë “arsaalbania” në Instagram. Dhe pavarësisht denoncimit në media, asnjë reagim dhe asnjë masë nuk u morë nga Veliaj. Gjithçka kërkon të bëjë tani është propagandë për vëmendje dhe vota!

Natën i helmon dhe para zgjedhjeve për të kapur votat e animalistëve u ble qenve kolibe nga 1 milion lekë. Zonja dhe zotërinj: Përpara jush kryebashkiaku më hipokrit që ka patur ndonjëherë vendi! Erion Veliaj!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit