Ylli i UFC-së aplikon profesionin në rrugë, lë pa ndjenja një të ri në një sherr banal

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 22.04.2023, 13:38

Një nga luftëtarët më të mirë të viteve të fundit në UFC, Nate Diaz, u përfshi në një sherr banal në rrugë së fundmi në New Orleans. Nuk dihen arsyet përse Diaz u përfshi në këtë sherr, por natyrshëm që nuk ishte aspak e vështirë që ta mposhtte kundërshtarin.

Diaz e kapi fort kundërshtarin dhe në fund e la të shtrirë në toka pa ndjenja, ndërkohë që të pranishmëve iu desh të kujdeseshin për të dëmtuarin, në mënyrë që të kthehej në vete. Pas kësaj ngjarjeje, reagoi presidenti i UFC-së, Dana White, i cili u shpreh me bindje se Diaz do të paditej në lidhje me këtë ngjarje.

Diaz nuk ndeshet si profesionist prej shtatorit të vitit 2022, kohë kur mposhti Donald Ferguson. Në karrierën e tij në UFC, Diaz numëron 36 ndeshje nga të cilat ka fituar 21. Pritet që Diaz t’i rikthehet “zanatit” në muajin gusht të këtij viti, teksa do të përballet me personazhin e famshëm nga Youtube, Jake Paul.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit