Paguan mijëra punonjës për pastrim/ Veliaj do t’i japë 1.2 MLD Lekë privatit për mirëmbajtjen e “Sheshit Skënderbej”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2023, 12:25

Pasi e ka “mbytur” më pallatet “përbindësha”, Bashkia Tiranë ka hapur garën për mirëmbajtës të “Sheshit Skënderbej”. Tenderi është regjistruar në buletin e APP të datës 18 shkurt. Çka duket qartë që, kryebashkiaku Erion Veliaj po zhvillon tender në kohë fushate, dhe pse sipas rregullores kandidatëve nuk iu lejohet të firmosin kontrata tenderuese.

Por, sikur ka ndodhur deri më tani, edhe këtë herë institucionet e drejtësisë e tolerojnë këtë gjë kur vjen fjala për Lalin e Ramës. Në dokument shihet se fondi që të shpenzohet për pastrimin e sheshit kap vlerat 1.2 miliardë lekë . Dhe flasim me vlerat pa përfshirë TVSH-në, se më pas shifrat reale e tejkalojnë këtë vlerë.

Sipas planit fituesi për këtë tender do të shpallet me datë 11 maj. Pra, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve vendore. Veprim të cilin ligji nuk e lejon. Kjo skemë e Veliajt është e njohur tashmë dhe madje të jep hapësirë të dyshosh se edhe fituesin e ka përcaktuar me kohë dhe e gjithë gara është fiktive.

Pasi në këto raste Veliaj gostit miqtë e tij biznesmen që t’i sigurojnë votat për mandatin e tretë.

Ndërkohë, më duket në dokumentet e tenderit shohim punët që do të bëjë firma fituese. Tenderi parashikon që të pastrohen të gjitha sipërfaqet me pllakë guri, mirëmbajtja e pemëve, kanalizimeve, shatërvanëve dhe ndriçimit.

Një herë në ditë pastrimi do të jetë me fshesë thuhet në material, një herë në javë do të jetë me ujë. Ndërsa një herë në muaj me spatula për mbeturinat që do jenë më të vështira për t’u hequr dhe një herë në 6 muaj do pastrohen fugat tek gurët natyror.

Në këtë pikë na lind pyetja; Çfarë po ndodh me mijëra punonjës që paguan Bashkia me taksat tona për të pastruar sheshin?!

Sepse shpenzohen miliona lekë, ndërsa tani taksapaguesve shqiptarë do t’iu faturohet edhe ky fond 1.2 mld lekë për privatin që me demek do pastrojë sheshin. Shpresojmë që të paktën të mos heq nga puna, punonjësit aktual që pastojnë sheshin!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit