Tiranë/ Dy burra “edukojnë” njëri-tjetrin për parkimin, duke përdorur “dialogun” e grushtave dhe shkelmave

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.04.2023, 21:57

Dy qytetarë të denjë të këtij vendi kanë “edukuar” plot kulturë e pasion njëri-tjetrin në lidhje me mënyrën e parkimit.

Ngjarja e një rëdësie të tillë kulturore, nuk kishte ku të ndodhte tjetër veçse në Qytetin Europian të Sportit, Tiranë.

Dialogu i përdorur prej tyre ishte tejet interesant, aq sa të gjithë akademikët do t’i kishin zili.

Qytetarët e nderuar përdorën në dialogimin e tyre grushtat e shkelmat, për të zgjidhur se cili prej tyre do të parkonte makinën në vendin e parkimit.

Ju si mendoni të dashur miq, a është e afërt dita për të hyrë në Europë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit