Casillas bëhet “armik” me tifozët bardhezi: Mirë për futbollin italian që dominimi i Juventusit është ndalur

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.04.2023, 13:17

Iker Casillas ka folur gjatë për “DAZN” në lidhje me gjithë karrierën e madhe që kaloi mes shtyllave. Ish-portieri i Spanjës, Real Madridit dhe Portos ka folur edhe për kundërshtarin e tij më të madh në fushën e blertë, Gigi Buffon.

Ky i fundit përbën një rast të veçantë, pasi është 47 vjeç dhe luan me Parmën në Serie B. Casillas tregon mënyrën sesi e shihte Buffonin që kur ishte fëmijë dhe sesi donte që një ditë të kishte një karrierë të ngjashme me legjendën italianë. Në fund ia arriti, madje fitoi edhe Championsin, që Buffon e ka si pengun e madh të karrierës.

“Isha 14-15 vjec dhe mbaj mend që Gigi debutoi në moshën 17-18 vjeç. E kisha zili, sepse doja të isha dhe unë si në fatin e tij. Karriera jonë ka qenë shumë e ngjashme. Ne të dy filluam shumë të rinj në moshë me klube të mëdha. Ai po vazhdon ende të luajë futboll dhe me të vërtetë është një meritë e madhe.

Për sa kohë që ai po argëtohet dhe është i lumtur, është e qartë se ai shpreson të vazhdojë ende të luajë edhe më shumë. Por Gigi, përveçse është një mik i madh i imi, është një pikë referimi për të gjithë portierët", tha Casillas fillimisht. Më pas legjenda spanjolle e portës foli edhe për futbollin italian, ku dha një deklaratë, që me siguri nuk do i pëlqejë juventinëve.

"A e ndjek Serie A? Më pëlqente shumë kur isha i ri. Po flas për 25 vjet më parë, kur ishte liga më e mirë në botë. Të gjithë lojtarët e mëdhenj luanin aty. E vërteta është se Serie A kaloi një periudhë në të cilën vetëm Juventusi fitoi dhe u bë pak e mërzitshme, por tani fakti që Napoli, si Interi dhe Milani në vitet e fundit kanë ndalur dominimin e Juventusit, është mirë për futbollin italian”, është shprehur Iker Casillas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Papiqulo
    I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
    Odeta Dume
    E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është në këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
    Urim Hyseni
    I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
    Gëzim Sulollari
    I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
    Deborah Keçi
    E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
    Megi Pojani
    Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
    Endri Meksi
    I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-kryeministrit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tij dhe paraqitjen fizike.
    Klodiana Kapo
    Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit