Pamje të reja/ Taksia që mori përpara bordurat në Laprakë devijoi pas goditjes nga një makinë tjetër

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.04.2023, 19:35

Dalin pamje të reja nga aksidenti i frikshëm pak ditë më parë në Laprakë.

Nga video e re duket se si taksia e cila mori përpara bordurat e rrugës u godit fillimisht nga një makinë tjetër.

Pas goditjes taksia devijoi duke marrë përpara bordurat e trotuarit.

Nuk ka ende një informacion zyrtar se cili ishte personi që drejtonte mjetin tjetër.

Nga pamjet duket se mjeti që godet taksinë, kthehet papritur ndoshta për t’u futur në kthesë, pavarësisht se në rrugë ishte duke kaluar taksia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit