Chelsea nuk duron më dhe ka vendosur të shkarkojë trajnerin Graham Potter. Humbja e djeshme 0-2 në derbi ndaj Aston Villës në “Stamford Bridge” i ka humbur durimin presidentit Todd Boehly, i cili është zhgënjyer shumë nga paraqitjet e skuadrës në Premier League dhe ka vendosur të ndërmarrë këtë lëvizje.
Përtej ecurisë së dobët në Premier League, Potter e lë Chelsean në çerekfinale të Champions League. “Chelsea FC njofton se Graham Potter është larguar nga klubi. Gjatë periudhës së drejtimit të klubit, Graham na ka çuar në çerekfinalen e Champions League, ku do të përballemi me Real Madridin”, shkruan klubi në deklaratën e tyre.
Potter erdhi në drejtimin e Chelseas në javët e para të sezonit, pas shkarkimit të beftë të Thomas Tuchel, i cili tashmë është në krye të Bayern Munchen. Me “blutë” e Londrës, Potter ka fituar mesatarisht 1.42 pikë për ndeshje, ndërsa ekipi tashmë është në një krizë të vërtetë ku pas 29 javëve kampionat renditet në vendin e 11-të në renditje dhe është jashtë kualifikimit në garat europiane.