E rëndë në futbollin shqiptar, portieri goditet me taka në fytyrë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.04.2023, 22:47

Ditën e sotme në stadiumin “Ismail Xhemali”, Pukë u luajt ndeshja mes Tërbunit(Pukë) dhe Turbinës(Cërrik).

Por si në shumë ndeshje të tjera të futbollit shqiptar edhe ditën e sotme nuk ka munguar dhuna.

Klubi i Tërbunit thotë se portieri i ekipit Elton Vata është goditur me taka në fytytë nga lojtari i Turbinës së Cërrikut.

Portieri i Tërbunit menjëherë pas këtij incidenti është nisur me urgjencë në spital pasi ka pësuar dëmtime të shumta në fytyrë.

Ndërkohë që ndeshja e cila u mbyll me rezultatin 1-1 solli largimin nga fusha të arbitrit Xhuljo Mani pasi edhe ai u dhunua nga lojtarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit