PSG në hall me bilancet, Barcelona ka gati planin për rikthimin e madh të Lionel Messit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.04.2023, 09:56

PSG ka marrë një goditje nga UEFA në lidhje me balancat financiare të klubit. Francezët në pronësi të sheikëve të Katarit kanë shpenzuar shifra të frikshme dhe kjo nuk duhet të ndodhë më, në të kundërt, autoritetet janë gati të ndërhyjnë.

Ata duhet të largojnë një numër të konsiderueshëm lojtarësh për të ulur faturat e shpenzimeve. Një prej tyre është Lionel Messi. Kampioni i Botës mund të largohet i lirë në verë, pasi i përfundon kontrata dhe mund të transferohet me kosto zero ku të dojë.

Mediat evropiane bëjnë me dije se Messi mund të rikthehet te Barcelona. Largimi në vitin 2021 nuk ishte aspak i përshtatshëm, pasi yllit argjentinas iu desh të largohej në mënyrë aspak të përshtatshme, pa dashurinë e tifozëve, për shkak të pandemisë.

Histori si të Messit kërkojnë me patjetër një fund më të lumtur dhe më të bukur dhe duket se kjo do të ndodhë. Barcelona e ka hartuar tashmë një plan sesi të rikthejë Messin, pavarësisht se klubi gjendet në vështirësi të mëdha ekonomike.

Ata janë gati t’i japin argjentinasit një pagë modeste prej 10 milionë eurosh, por Leo do të përfitojë bonuse të tjera. Ai do të marrë përqindje nga fitimet e shitjeve të biletave dhe fanellave me emrin e tij. Vetë argjentinasi është i hapur për një rikthim në Katalunjë, teksa ai do të ketë edhe të drejta të plota sponsorizimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit