“Plas” dhuna në Tiranë/ Taksisti rrihet me grushte me të moshuarin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.03.2023, 22:33

Duket se dhuna në Shqipëri ka “plasur” rëndshëm kohët e fundit.

Por ajo që bën më shumë habi është fakti se policia duket se nuk gjendet asnjëherë atëherë kur duhet.

Pasditen e sotme një tjetër episod i rëndë dhune është filmuar nga qytetarët në afërsi të Medresesë në Tiranë.

Sipas dëshmitarit që ka dërguar videon, një taksist po rrihej me një të moshuar, madje në një moment i moshuari rrëzohet edhe në tokë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit