“U nisëm nga Shqipëria për ndeshjen Izrael-Kosovë, policia na bllokoi në aeroportin e Tel Avivit dhe na mori pasaportat”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.03.2023, 19:59

7 të rinj kanë denoncuar pranë redaksisë sonë një episod të pakëndshëm që u ka ndodhur në aeroportin e Tel Avivit në Izrael.

Ata shprehen se ishin nisur nga Shqipëria për të parë ndeshjen e ditës së sotme Kosovë-Izrael por që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm janë bllokuar në aeroport nga policia izraelite.

Sipas të rinjve arsyeja e bllokimit në aeroport ishte dyshimi se ata kishin ardhur për punë në Izrael, por në fakt të rinjtë shprehen se i kanë patur të gjitha dokumentat në rregull, përfshirë prenotimet e hotelit dhe biletat e ndeshjes.

Të rinjtë denoncojnë se u kanë marrë edhe pasaportat shqiptare dhe për momentin ndodhen në aeroport. Ata shprehen se kanë paguar rreth 600 euro personi dhe tashmë janë detyruar ta ndjekin ndeshjen në aeroport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit