U raportua i humbur pranë JOQ ditën e sotme, Leonardi gjendet dhe shkon pranë gjirit të familjes   

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.03.2023, 20:04

Ditën e sotme u raportua nga familjarët pranë JOQ se 27-vjeçari Leonard Çekiçi kishte humbur prej disa orësh.

Leonardi është me sindromën Down dhe ky fakt shtoi akoma më tepër shqetësimin e të afërmve për humbjen e tij.

Por fatmirësisht pas publikimit të njoftimit, qytetarët kanë parë Leonardin në afërsi të Shkollës së Bashkuar në Tiranë dhe kanë njoftuar të afërmit e tij nëpërmjet numrit të publikuar.

Tashmë Leonardi është pranë gjirit të familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit