Grabiti katër dyqane me thikë në dorë, arrestohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.03.2023, 07:30

Policia greke ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për grabitje. Shqiptari ka grabitur katër dyqane nën kërcënimin e thikës.

I riu shqiptar, në muajin shkurt ka hyrë me thikë në dorë në 4 dyqane të ndryshme, dhe duke kërcënuar shitëset, ka marrë paratë. Ai arriti të marrë rreth 1360 euro, teksa paratë, thika dhe rrobat që kishte veshur gjatë grabitjeve u gjetën në shtëpinë e tij dhe u sekuestruan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit