Georgina Rodriguez: Ronaldo nuk është materialist, por i kam blerë 3 makina

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.03.2023, 22:40

Georgina Rodríguez ka zbuluar detaje të reja rreth jetës së saj dhe partnerit Cristiano Ronaldo. Georgina tregoi se jeton me Ronaldon dhe pesë fëmijët e tyre, Cristiano Ronaldo Jr. (11 vjeç), Eva dhe Mateo (binjakë 4 vjeç), Alana (4) dhe Esmeralda (7 muaj).

Modelja, biznesmenja dhe influencuesja spanjolle-argjentinase ka treguar gjatë një interviste televizive dhuratat që shkëmben me Ronaldon në festa dhe jo vetëm.

Edhe pse ajo e cilësoi veten dhe portugezin si jo materialistë, tha se i ka blerë atij 3 makina.

Ne nuk jemi materialistë. I kam blerë tre makina, por s’do t’i blejë më.

Një përgjigje e tillë nga Gerogina nuk është pritur mirë nga fansat e të dyja palëve që kanë nisur menjëherë krahasimet se çfarë do të thotë materialist, por edhe me kritika ndaj saj. Pasi sipas tyre ajo reklamon vetëm jetën luksoze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit