Viti që lamë pas u karakterizua nga rritja e çmimeve për produktet ushqimore, karburantet, shërbimet dhe jo vetëm.
Edhe çmimi i duhanit pësoi rritje në Shqipëri, por kjo nuk i stepi shqiptarët për të ulur konsumin, përkundrazi blenë edhe më tepër.
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, përgjatë vitit 2022 janë importuar në total 3147 ton cigare, shifër kjo rekord në 4 vitet e fundit. Krahasuar me vitin 2021, rritja e importit të cigareve ka qenë 7.2 për qind.
Ndërkohë vlen të thuhet se pavarësisht faktit se akciza e duhanit është rritur në fillim të këtij vitit e bashkë me të edhe çmimi i cigareve, as kjo nuk i ka stepur shqiptarët për të ulur konsumin.
Kjo pasi importi në muajin janar 2023 u importuan 293 ton cigare, një rritje prej 64.4 për qind.
Tabelë e marrë nga ScanTv