Punonte në 3 shtëpi bari, gjurmët e gishtave fundosin shqiptarin në Angli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.03.2023, 20:08

Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg pasi gjurmët e tij të gishtave u gjetën në tre shtëpi bari në Angli.

Ardjan Bashkurti u arrestua pasi gjurmët e tij u gjetën në 3 prona ku rriteshin qindra bimë kanabisi.

Policia bastisi një pronë në Nowell Place në Harehills më 19 maj 2021, ku gjetën dhoma të përshtatura për rritjen e bimëve të kanabisit. Gjithsej 227 bimë u gjetën, si dhe një gjurmë gishti. Më 23 shtator 2022, policia kontrolloi një banesë në Noster Place në Cross Flatts. Aty u gjetën 112 bimë dhe përsëri, të njëjtën gjurmë gishti.

Ndërkohë që më 10 janar të këtij viti, policia bastisi të njëjtën pronë në Noster Place ku u gjetën 60 bimë të tjera, së bashku me pajisjet e zakonshme të rritjes. Ata mundën të arrestonin Bashkurtin dhe konstatuan se shenjat e gishtave i përkisnin atij.

Kur u mor në pyetje, shqiptar tha se u detyrua të punonte për ata që e ndihmuan të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike në Shqipëri ai u detyrua të punonte si “kopshtar” në shtëpitë e barit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit