Shqiptarja vdes në rrethana misterioze, dyshohet se burri serb dhe vjehrra e kanë dhunuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.03.2023, 23:14

Të shtunën në fshatin Hoqë të Madhe të Rahovecit, Kosovë ka humbur jetën një grua shqiptare.

51-vjeçarja e cila ishte e martuar me një pjesëtarë të komunitetit serb ka vdekur në spitalin e Gjakovës. Në fillim në mediat në Kosovë u tha se shkak për vdekjen e saj u bë dhuna e vazhdushme që ushtronte bashkëshorti dhe vjehrra e saj.

Por policia ka zbuluar se në trupin e shtetases shqiptare nuk ka patur shenja të dhunës fizike. Sipas policisë, mjekët kanë vërejtur vetëm pasoja të dhunës psikike nga ana e bashkëshortit të viktimës.

Në kohën kur ka humbur jetë në spital, 51-vjeçarja ka qenë duke u trajtuar për sëmundje të tjera e jo si pasojë e dhunës fizike nga ana e bashkëshortit. Viktima nuk dyshohet se ka pasur dhunë fizike, pasi sipas raportit mjekësor nuk janë vërejtur shenja të dhunës fizike, por vetëm dhunë psikike nga ana e bashkëshortit.

Por sërish ngjarja shoqërohet me mister pasi më 15 mars 2023 rreth orës 08:50, shqiptarja kishte denoncuar burrin dhe vjehrrën e saj se kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Në njoftimin e policisë thuhej:

Viktima dërgohet për trajtim në spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të kallëzuarit janë liruar.

Të dielën Policia njoftoi serish për rastin në një raport shtesë, ku evidentohen përsëri dyshimet për “Dhunë në familje”.

Ndërkohë që në njoftimin e vdekjes së saj thuhet se shkak janë bërë disa probleme shëndetësore që ajo kishte.

Në lidhje me rastin, më 18.03.2023 gjersa ishte në trajtim mjekësorë si pasoj e disa problemeve shëndetësore ka ndërruar jetë viktima femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Zotëria që gjeti portofolin
    Kandidati i parë është zotëria që gjeti portofolin më gati një milionë lekë dhe vendosi që atë t’ia dorëzojë të zotit. Ai bëri kërkesën për publikim në JOQ ALBANIA, që të gjente pronarin e portofolit të humbur. Gjithashtu portofoli kishte brenda dokumente shumë të rëndësishme.
    Banorët e lagjes në Elbasan
    Të harruar nga pushteti vendor, disa banorë të një lagjeje në Elbasan janë heronjtë e atij komuniteti, pasi ata me shpenzimet e tyre dhe me krahët e tyre, dolën dhe rregulluan rrugën. Askush nga bashkia nuk ishte kujtuar për atë rrugë, kështu që ata vendosën që ta merrnin vetë situatën në dorë.
    Adnan Dibrani
    Adnan Dibrani, u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Andani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
    Adem Qorri
    40-vjeçari, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën teksa po e shpëtonte një 10-vjeçar që po mbytej në det. Ademi shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij, por vetë nnuk ia doli dot.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i radhës ështrë i riu nga Tirana, që mori të moshuarin, që kishte humbur rrugën, e futi në makinë dhe e dërgoi në komisariat. Ai qëndroi me të derisa u siguria që familjarët e tij do shkonin ta merrnin.
    Zjarrfikësit e keqpaguar
    Kandidatët e radhës janë disa zjarrfikës nga Tirana, të cilët pavarësisht kushteve të këqija, mungesës së mjeteve dhe rrogës së ulët, bënë maksimumin për të shpëtuar një mace që kishte mbetur në një pemë. Pavarësisht vjedhjes që u bëhet atyre nga drejtorët dhe kryetari i bashkisë, ata vazhdojnë të punojnë me pasion.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dan Hutra
    I pari që e hap këtë listë është Dan Hutra, njeriu që vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera në Tiranë. Ai vrau dy të afërmet e ish-bashkëshortes së tij dhe motrën e një kundërshtari që kishte pasur në burg. Gjithashtu, ai plagosi edhe tre shtetase të tjera, të cilat sot fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
    Bledi dhe Tatjana Bajraktari
    Të dytët janë Bledi dhe Tatjana Bajraktari, dy pronarët e disa hoteleve të cilët prej muajsh nuk paguajnë punonjësit. Në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërritën dhjetra denoncime që Bledi dhe Tatjana, u mbajnë lekët që ata i kanë fituar me djersë.
    Dionis Teqja
    Kandidati i tretë është Dionis Teqja, pronari i Megatek, i cili vazhdon që të mos marrë masa për sigurinë në punë në qendrën tregtare. Në muajin Mars, një 32-vjeçar humbi jetën në vendin e punës. Kjo ngjarje është e përsëritur.
    Instruktori i patentës
    Kandidati i katërt është instruktori i patentës në Tiranë. JOQ ALBANIA pak ditë më parë ka publikuar pamjet se si një instruktor patente i mëson makinën një vajze duke u fut në kthesë me të tretin. Për më tepër, për pak centimetra, një qytetare u rrezikua të përplasej nga automjeti.
    Policja Ina Nuka
    Policja Ina Nuka, është kandidatja e radhës. Efektivja e policisë, edhe pse vetë një vajzë, filloi të tallej me një të mitur që kishte humbur kontaktet me familjen, mesazhet u bënë virale dhe sjellja e saj ishte tepër e shëmtuar. Ajo bënte komente seksiste mbi vajzën dhe insinuonte mbi moralin e saj.
    Burri që vodhi celularin
    Burri që vodhi celularin në një furrë buke. Edhe pse e dinte shumeë mirë që telefonin e harroi klientja para tij, një burrë nga Tirana, ka vjedhur telefonin ashiqare fare. Kjo sjellje është dënuar nga qindra qytetarë dhe videoja ka marrë komente shumë negative.
    Erion Veliaj
    I radhës, është Erion Veliaj, ose i njohur ndryshe si Lali Leku. Në muajin mars, përveç vjedhjeve të shumta që ai ka bërë, Veliaj ka nisur sulmin ndaj mediave që e kundërshtojnë dhe i nxjerrin vjedhjet zbuluar. Një prej tyre është edhe JOQ.
    Odeta Dume
    Kandidatja e tetë është Odeta Dume, gazetarja në televizionin e Carlo Bollinos, e cila duke thërritur fort, kërkonte që të akuzonte JOQ ALBANIA se merrte para për personat e humbur, që të publikoheshin në faqe. Ky lajm i shëmtuar i prodhuar nga studioja e saj ka ngjallur shumë komente negative për të.
    Mjeku Erzen Dobi
    Kandidati i nëntë është mjeku Erzen Dobi, i cili në orarin e punës kërcënon pacientët. Siç edhe e kemi postuar mjeku kërcënon pacientin duke i thënë që ‘ta heq bluzën dhe dalim jashtë’ duke pretenduar për një konfrontim fizik me të. Edhe ky personazh ka marrë shumë komente negative.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit