Rruga “Nexho Konomi” në Astir e degraduar, banorët: Çdo ditë bëhet më keq, s’kemi kujt t’i bëjmë thirrje, janë të vdekur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.03.2023, 14:47

Me gropa dhe e amortizuar, është kjo gjendja e shumë rrugëve në lagjet e Tiranës. Sot JOQ ka shkuar ne Astir, në rrugën “Nexho Konomi”. Banorët shprehen se rruga ka që në vitin ‘92 qe ndodhet në këtë gjendje dhe se shtrimi i saj është premtuar në 2005 por ky ka mbetur një premtim bosh elektoral pasi rruga vazhdon të degradohet çdo ditë e më shumë.

Një banor i zonës i cili përballet çdo ditë me këtë aks tejet të vështirë për tu kaluar i bën thirrje qeverisë dhe Bashkisë që të bëjnë më shumë për këtë zonë, jo vetëm për rrugën, por edhe për vënien në funksion të një qendre shëndetësore.

"Që në '92 është në këtë gjendje. Çdo ditë e më keq bëhet. Të gjithë mjetet që bëjnë pallatet futen në këtë rrugë. Për fëmijët është e vështirë. Unë jam 85 duhet kujdes nga makinat se të shkelin. Kanë ardhur në 2005, në prag të fushatave vetëm na kanë rregulluar kanalizimet, për të tjerat nuk kanë bërë asgjë. Unë i bëj thirrje qeverisë që është sot, që ta shikojë këtë zonë, se as nuk ka shkollë, as s’ka qendër shëndetësore. Duhet të shkojmë tek "Qyteti Studenti", tek mjeku i familjes. Ku mund të dal unë? Makinë personale nuk kam", u shpreh banori.

Një tjetër qytetar thotë se në këtë rrugë ka mungesë edhe të kanalizimeve, teksa shton se në këtë lagje të Astirit ka edhe njerëz pa bukë, pa ndihmë ekonomike dhe në mëshirë të fatit.

"Rruga ka mbi 30 vjet kështu. Të gjithë këto pallate janë bërë në këtë rrugë. Jemi ankuar gjithmonë. Kanë ardhur e kanë piketuar për ta shtruar. Vijnë e mbulojnë me materiale kot, por këtu nuk ka kanale. S'ke asnjë kujt me i bë thirrje. Për mu janë të vdekur. Këtu ka njerëz pa bukë, pa ndihmë ekonomike, pa pensione dhe pa asgjë, nuk pyet kush për to, jo më të pyesin për rrugë", tha një qytetar.

Sikur te mos mjaftonte neglizhenca nga bashkia Tiranë me kryetarin Erion Veliaj, në këtë rrugë kalojnë edhe makina të tonazhit të rëndë që përkeqësojnë akoma më shumë gjendjen e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Zotëria që gjeti portofolin
    Kandidati i parë është zotëria që gjeti portofolin më gati një milionë lekë dhe vendosi që atë t’ia dorëzojë të zotit. Ai bëri kërkesën për publikim në JOQ ALBANIA, që të gjente pronarin e portofolit të humbur. Gjithashtu portofoli kishte brenda dokumente shumë të rëndësishme.
    Banorët e lagjes në Elbasan
    Të harruar nga pushteti vendor, disa banorë të një lagjeje në Elbasan janë heronjtë e atij komuniteti, pasi ata me shpenzimet e tyre dhe me krahët e tyre, dolën dhe rregulluan rrugën. Askush nga bashkia nuk ishte kujtuar për atë rrugë, kështu që ata vendosën që ta merrnin vetë situatën në dorë.
    Adnan Dibrani
    Adnan Dibrani, u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Andani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
    Adem Qorri
    40-vjeçari, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën teksa po e shpëtonte një 10-vjeçar që po mbytej në det. Ademi shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij, por vetë nnuk ia doli dot.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i radhës ështrë i riu nga Tirana, që mori të moshuarin, që kishte humbur rrugën, e futi në makinë dhe e dërgoi në komisariat. Ai qëndroi me të derisa u siguria që familjarët e tij do shkonin ta merrnin.
    Zjarrfikësit e keqpaguar
    Kandidatët e radhës janë disa zjarrfikës nga Tirana, të cilët pavarësisht kushteve të këqija, mungesës së mjeteve dhe rrogës së ulët, bënë maksimumin për të shpëtuar një mace që kishte mbetur në një pemë. Pavarësisht vjedhjes që u bëhet atyre nga drejtorët dhe kryetari i bashkisë, ata vazhdojnë të punojnë me pasion.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Dan Hutra
    I pari që e hap këtë listë është Dan Hutra, njeriu që vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera në Tiranë. Ai vrau dy të afërmet e ish-bashkëshortes së tij dhe motrën e një kundërshtari që kishte pasur në burg. Gjithashtu, ai plagosi edhe tre shtetase të tjera, të cilat sot fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
    Bledi dhe Tatjana Bajraktari
    Të dytët janë Bledi dhe Tatjana Bajraktari, dy pronarët e disa hoteleve të cilët prej muajsh nuk paguajnë punonjësit. Në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërritën dhjetra denoncime që Bledi dhe Tatjana, u mbajnë lekët që ata i kanë fituar me djersë.
    Dionis Teqja
    Kandidati i tretë është Dionis Teqja, pronari i Megatek, i cili vazhdon që të mos marrë masa për sigurinë në punë në qendrën tregtare. Në muajin Mars, një 32-vjeçar humbi jetën në vendin e punës. Kjo ngjarje është e përsëritur.
    Instruktori i patentës
    Kandidati i katërt është instruktori i patentës në Tiranë. JOQ ALBANIA pak ditë më parë ka publikuar pamjet se si një instruktor patente i mëson makinën një vajze duke u fut në kthesë me të tretin. Për më tepër, për pak centimetra, një qytetare u rrezikua të përplasej nga automjeti.
    Policja Ina Nuka
    Policja Ina Nuka, është kandidatja e radhës. Efektivja e policisë, edhe pse vetë një vajzë, filloi të tallej me një të mitur që kishte humbur kontaktet me familjen, mesazhet u bënë virale dhe sjellja e saj ishte tepër e shëmtuar. Ajo bënte komente seksiste mbi vajzën dhe insinuonte mbi moralin e saj.
    Burri që vodhi celularin
    Burri që vodhi celularin në një furrë buke. Edhe pse e dinte shumeë mirë që telefonin e harroi klientja para tij, një burrë nga Tirana, ka vjedhur telefonin ashiqare fare. Kjo sjellje është dënuar nga qindra qytetarë dhe videoja ka marrë komente shumë negative.
    Erion Veliaj
    I radhës, është Erion Veliaj, ose i njohur ndryshe si Lali Leku. Në muajin mars, përveç vjedhjeve të shumta që ai ka bërë, Veliaj ka nisur sulmin ndaj mediave që e kundërshtojnë dhe i nxjerrin vjedhjet zbuluar. Një prej tyre është edhe JOQ.
    Odeta Dume
    Kandidatja e tetë është Odeta Dume, gazetarja në televizionin e Carlo Bollinos, e cila duke thërritur fort, kërkonte që të akuzonte JOQ ALBANIA se merrte para për personat e humbur, që të publikoheshin në faqe. Ky lajm i shëmtuar i prodhuar nga studioja e saj ka ngjallur shumë komente negative për të.
    Mjeku Erzen Dobi
    Kandidati i nëntë është mjeku Erzen Dobi, i cili në orarin e punës kërcënon pacientët. Siç edhe e kemi postuar mjeku kërcënon pacientin duke i thënë që ‘ta heq bluzën dhe dalim jashtë’ duke pretenduar për një konfrontim fizik me të. Edhe ky personazh ka marrë shumë komente negative.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit