“Boris Kidriç” në Tetovë do të shndërrohet në bulevard modern

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2023, 21:16

Komuna e Tetovës tashmë ka një projekt për të rregulluar rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë. Nga komuna e Tetovës, kanë bërë të ditur se parashihet që kjo rrugë të shndërrohet në një bulevard nga ish shtëpia e armatës e deri tek qendra sportive.

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se projekti në fjalë parasheh një bulevard ku krahas automjeteve, do të ketë edhe shëtitore për këmbësorët, ndërsa edhe shtigje për biçikleta.“Kemi patur dy takime me trupin participues, ku bëjnë pjesë ekspertë të shumë lëmive, inxhinier, përfaqësues të sektorit të urbanizmit, arkitekt e kështu me radhë që janë pjesë e trupit participues, me të cilët kemi bërë edhe versionin e rikonstruimit të kësaj rruge. Tashmë kemi versionin ideor, në bazë të të cilit do të përgatisim edhe projektin bazë ku parashihet që në mes të ketë një shëtitore që nga qendra e qytetit e deri tek stacioni i autobusëve dhe anash të jenë korsitë e rrugës për vetura. Do të ketë edhe shteg për biçikleta si dhe trotuare përreth objekteve afariste. Besoj se do të jetë diçka e re për qytetin e Tetovës dhe normal edhe me pamje të bukur”, tha Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ai nuk ka dhënë ndonjë afat të caktuar për fillimin e punëve, por shpreson se deri në fund të këtij viti edhe ky projekt do të përmbyllet. Dinamike e realizimit të projektit do të varet nga procedurat e tenderimit, pohon kreu i komunës së Tetovës.

“Në mbledhjen e radhës të trupit participues do të duhet të vendosim përfundimisht për konceptin e saj, dhe menjëherë do të shkohet me procedurat e tenderimit. Për shkak se janë hapur shumë punë në këtë fazë, nuk mund të garantoj që para verës do të realizohet. Por, kjo do të varet nga procedurat formal-juridike dhe në bazë të saj do të përcaktohet edhe realizuesi, se sa kohë do të duhet që të realizojë, ndërsa unë besoj se deri në fund të vitit do të kryhet kjo rrugë”, deklaroi Kasami,raporton koha.mk,kjo rrugë, sipas ekspertëve ka gjerësinë e nevojshme që të shndërrohet në bulevard dhe do të ndihmonte shumë në shkarkimin e komunikacionit nëpër rrugët tjera. Në këtë rrugë, një kohë të gjatë edhe ndriçimi publik është dëmtuar dhe pritet që me projektin e ri të merr pamje të mirë por edhe më shumë hapësira për këmbësorët. Në ndërkohë, me këtë bulevard pritet të rregullohet edhe komunikacioni në këtë pjesë të qytetit të Tetovës, që kohëve të fundit është në kaos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit