Vila ku u mbajt takimi Kurti-Vuçiq dikur ishte në pronësi të Titos

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2023, 18:41

Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është mbajtur në një nga vilat sekrete të ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos, në Ohër.

Vila Biljana është një kompleks vilash shtetërore në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ky kompleks i vilave përfshin vilën e presidentit të Maqedonisë së Veriut, vilën e kryeministrit dhe vilën e ministrisë së policisë dhe disa të administratës publike.

Në periudhën e komunizmit ky kompleks ishte në pronësi të Josip Broz Titos, por tani është në pronësi të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Në periudhën e verës vilat shfrytëzohen për pushimet e pushtetarëve maqedonas.

Vila Biljana në Ohër, ku sot, është duke u mbajtur provesi dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, është e vendosur në një shkëmb, ku shihet pamja e bukur e Liqenit të Ohrit. Kjo ishte një nga rezidencat zyrtare verore të Josip Broz Titos.

Ka shumë pak informacion në dispozicion për historinë e kësaj pasurie, si për shembull kur u ndërtua [ndoshta fundi i viteve 50/fillimi i viteve 60], cili arkitekt e projektoi atë, ose saktësisht sa kohë kaloi Tito aty.

Megjithatë, dihet me siguri se Tito ka kaluar shumë kohë në vilë gjatë një vizite zyrtare në rajonin e Ohrit në vitin 1967, ngjarje kjo e dokumentuar plotësisht.

Në periudhën post-jugosllave, Villa Biljana filloi të përdoret nga politikanët maqedonas.

Sot, vila është në pronësi të qeverisë dhe presidentit maqedonas, shtetarët e të cilit e përdorin si vilë të tyre personale verore (ndërsa përdoret edhe për mysafirë të përfaqësuesve të lartë dhe diplomatikë).

Meqenëse vila përdoret për të strehuar politikanë të rangut të lartë të qeverisë, qasja në publik është rreptësishtë e ndaluar dhe kjo vilë ruhet ditë e natë.

Ndryshe këto janë vila që të lënë pa frymë, rezidenca elegante të ndërtuara me materialet më të shtrenjta dhe brendësia është po aq luksoze sikur të ishe në një kështjellë të një fisniku mbretëror evropian. Të 34 vilat sot nuk kanë shkëlqimin e dikurshëm, por shumica e tyre janë të ruajtura dhe autentike.

Kujtojmë, ajo që tani është një nga territoret më magjepsëse në Ballkan, ishte ende kryesisht e paeksploruar më parë. Në të kaluarën, ishte kufiri midis Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Jugosllavisë së Josep Broz Titos. Të dy liderët politikë e kishin favorizuar liqenin si destinacion pushimi. Ndërsa marshalli dikur pushonte në Villa Biljana, pranë qytetit të Ohrit, Hoxha i kalonte ditët e verës në fshatin e gjelbëruar Drilon, pak kilometra larg Pogradecit, qyteti kryesor shqiptar me pamje nga liqeni.

Edhe në dhomën ku u mbajt sot takimi trelateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun Miroslav Lajçak, shihet se tavolina, karriget dhe orenditë janë ruajtur nga koha kur janë ndërtuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit