Gjoba prej 1,1 milionë denarëve: Në Ohër, Manastir dhe Kërçovë është shitur bukë me çmim mbi 33 denarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2023, 18:39

Nga 250 kontrolle të kryera, Inspektorati shtetëror i tregut konstatoi se katër subjekte nuk i kanë respektuar vendimet e miratuara të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore. Siç kumtoi sot drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski, bëhet fjalë për një subjekt ekonomik në Ohër që bukën e ka shitur me çmim më të lartë se çmimi i ngrirë në 33 denarë, dhe tre subjekte të tjera në Ohër, Manastir dhe Kërçovë që nuk e kanë respektuar vendimin për uljen e çmimeve të makaronave dhe bulmeteve.

“Pasi hyri në fuqi vendimi i fundit, përkatësisht në dy ditët e fundit, kemi bërë mbi 250 kontrolle në të gjithë territorin e shtetit. Nga kontrollet u konstatua se vendimet po respektohen, përveç në katër subjekte ekonomike për të cilat u shqiptuan urdhërpagesa me vlerë prej mbi 1.120.000 denarëve.”- deklaroi Goran Trajkosvki, drejtor i ISHP.

Ai siguroi se Inspektorati punon me kapacitet të plotë duke bërë mbikëqyrje në të gjithë territorin e shtetit. Nga ana tjetër, Darko Kaevski nga LSDM-ja u lavdërua se ata si qeveri në kushte të krizës po kujdesen për qytetarët.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM solli vendim për ngrirjen, përkatësisht uljen e çmimeve të disa produkteve ushqimore. Çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë me peshë prej 450 gr është ngrirë në 33 denarë. Para disa ditësh u ulën çmimet e makaronave për 15%, ndërsa çmimi i qumështit dhe produkteve të qumështit për 10%, që do të thotë kursim shtesë për buxhetet familjare.”- tha Darko Kaevski, LSDM. Nga opozitarja VMRO-DPMNE me reagim.

“Me LSDM në pushtet ekonomia po fundoset, varfëria po rritet. Me LSDM inflacioni në Maqedoni arriti 17,1%, paratë e humbin fuqinë e blerjes. Masat e qeverisë janë pa efekt në ekonomi. As rroga minimale e as ajo mesatare nuk u mundësojnë qytetarëve të Maqedonisë jetë normale.”- thanë VMRO-DPMNE.

Ndryshe përveç çmimit të ngrirë të bukës, makaronave dhe produkteve të qumështit, pritet gjatë javës së ardhshme të bëhen analiza pas çka do të vendoset nëse do të ketë ngrirje të çmimeve të sheqerit, vezëve dhe orizit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit