Punonjësit e administratës në Shqipëri mbeten më pak të paguarit në rajon, edhe në krahasim me Kosovën. Deri në shtator 2022, paga mesatare bruto në “Administrimin publik dhe të mbrojtjes” ishte 607 euro, nga 650 euro në Kosovë në fund të vitit 2021, kur Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë raportimet e fundit.
Në vendet e tjera pagesa mujore e punonjësve të administratës i kalon 800 eurot. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet me të ardhurat më të ulëta në buxhet, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nën 30%, ndërsa në shtetet e tjera, treguesi luhatet mes 30-40% të PBB-së.
Kjo është edhe arsyeja përse të ardhurat i mundësojnë shteteve të tjera të shpenzojnë më shumë fonde për administratën. Gjatë pandemisë u vu re rëndësia e madhe e sistemit shëndetësor, që në Shqipëri çaloi. Ne ishim vendi me vdekshmërinë më të lartë në rajon.
Shkak i kësaj situate ishte investimi i ulët në këtë fushë, si dhe emigrimi i mjekëve pikërisht për shkak të rrogave të ulëta. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria ka 18 mjekë për 10 mijë banorë, nga 31 që është treguesi në Serbi, 28 në Maqedoninë e Veriut, 27 në Mal të Zi, apo 40 në Itali e 44 në Gjermani.
Në fund të vitit 2021, paga mesatare në shëndetësi ishte 580 euro. Në Kosovë, mjekët paguhen rreth 640 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, mbi 800 euro. Gjithashtu, arsimi është baza për zhvillimin e një vendi, por në Shqipëri ky sektor është tërësisht në plan të dytë, ndoshta me qëllim.
E njëjta gjë fatkeqësisht ndodh edhe me Kosovën. Paga mesatare për arsimtarët në Shqipëri deri në fund të vitit 2021 ishte 584 euro, krahasuar me rreth 800 në vendet e tjera të rajonit. Kosova është më keq në këtë aspekt pasi pagën mesatare për mësuesit e ka 518 euro në muaj.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.