Paralajmëroi akte terrorizmi ndaj policëve, arrestohet shqiptari 32-vjeçar në New York

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.03.2023, 10:45

Policia e New York-ut ka arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet se ka kërcënuar me vrasje oficerët e policisë para ditës kur zhvillohet Parada e Shën Patrikut në qytetin Yonkers. Departamenti i Shtetit Amerikan e akuzon Ridon Kolën se ka kërcënuar oficerët e policisë dhe kryebashkiakut në paradë.

“Kjo është ajo që terroristët duan të bëjnë. Duan t’ju terrorizojnë mendimet dhe t’ju bëjnë të keni frikë”, tha kryebashkiaku Mike Spano. Gjatë hetimeve u zbuluan edhe kërcënime të tjera shqetësuese të Kolës në rrjetet sociale.

Sipas medieve amerikane, Kola dyshohet se ka shprehur mbështetje për ISIS-in dhe ekstremizmin radikal islam. FBI-ja zbulon se Kola i ka dërguar mesazh direkt policisë së Yonkers, ku shkruante: “Do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri… Allahu Ekber”.

32-vjeçari jeton pranë rrugës ku zhvillohet parada. Kola kishte përfunduar edhe më parë nën hetimin e policisë, por këtë herë u vendos që ai të arrestohej. Prokuroria zbuloi se Kola lavdëroi Sayfullo Saipov, i cili ishte shoferi i një kamioni që shtypi për vdekje 8 persona dhe plagosi shumë të tjerë.

Zbulohet gjithashtu se më 9 nëntor 2021 Kola ka dërguar një mesazh në Departamentin e Policisë së Yonkers ku shkruante në shqip: “Do t’ju masakroj vajza të vogla”. Më 5 Dhjetor 2021 ai ka dërguar sërish mesazh. “Duke nisur nga nesër do të nis të vras oficerët tuaj. Thjesht për ta ditur kush e bën, jam Ridon Kola, gjak shqiptari”, shkruante ai.

Ndërkohë ai ka vijuar me postimet dhe më 12 Mars 2023 ka postuar një fotografi me një sëpatë në dorë ku shkruante në shqip: “Ejani tradhtarë, po ju pres”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit