Xhamia dhe kafja e rakisë në një oborr, hoxhallarët gjatë Ramazanit bëjnë iftar aty

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.03.2023, 13:41

Një vend unik që se gjen askund tjetër. Në një oborr “bashkëjetojnë” xhamia dhe kafja e rakisë, e kjo ekziston vetëm në qytetin e Vushtrrisë.

Xhamia më e vjetër në Ballkan e cila gjendet në këtë qytet, ishte ndërtuar nga osmanët, po për komshi ka kafen e rakisë që më vonë u shndërrua në restaurant.

Nga tavolina ku shërbehet alkooli, shihet Kurani dhe brendësia e xhamisë.

Besimtarët myslimanë të qytetit, duket se nuk e kanë problem këtë fakt që të marrin abdes në këto hapësira, dhe kjo sipas tyre, tregon tolerancën fetare që kanë.

Imami i xhamisë “Gazi Ali Beu”, Sadik Hasani thotë se ky objekt fetar dhe ai i biznesit janë të dy në pronën e tyre.

“Është realitet se kjo xhami që është mbrapa nesh është një ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan, mirëpo është në pronën e saj, por edhe ai objekt dhe ajo shtëpi është në pronën e vet qe sa. Ata përdorin në truallin e tyre dhe në shtëpinë e tyre çfarë të dojnë.

Ju kemi treguar disa herë që është e ndaluar, mirëpo kur vjen muaji i rahmetit ata solidarizohen me ne, e hekin cdo pije që është e ndaluar, bëjnë edhe iftar aty”, tha imami i xhamisë.

Përveç qytetarëve të cilët bëjnë iftar gjatë muajit të ramazanit, aty shkojnë edhe hoxhallarët, e këtë e thotë mbrapa kamerës djali i pronarit të restaurantit, Nystret Tunuzliu.

Imami i xhamisë thotë se kanë dashur ta blejnë pronën e restaurantit që ekziston që nga viti 1989, mirëpo iu është dukur shtrenjtë, ndërkaq këta të fundit janë të gatshëm ta shesin me një çmim më të lartë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, Shemsi Rrahmani tregon më shumë rreth historisë së xhamisë.

“Është ndërtuar nga Gazi Ali Beiu, ai ka qenë veteran turk i ushtrisë turke dhe e ka ndërtu në vitin 1410. Ka qenë xhami e dedikuar vetëm për ushtri”, tha Rrahmani për T7,kjo xhami ende mbetet si shembull i një tolerance fetare në Kosovë. Deri tash diçka të tillë nuk mund ta gjeni diku tjetër, dhe kjo kulturë ende kultivohet vetëm në Kosovë nga të gjitha vendet e tjera me shumicë myslimane. Edhe atë vetëm në qytetin e Vushtrrisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit