Zgjidhet dilema, kush duhet të paguaj për riparimet, pronari apo qiramarrësi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.03.2023, 13:29

Ligji në Kosovë e përcakton që riparimet e investimit në apartament duhet të paguhen nga pronari i pronës, e jo nga qiramarrësi.

Një numër i madh njerëzish në Kosovë, sidomos ata në Prishtinë, jetojnë në apartamente me qira, dhe shumë prej tyre duhet të paguajnë për riparime në pasuri të paluajtshme edhe pse nuk janë pronarë, kështu që shumë pyesin nëse është detyrim i tyre.

Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve përcakton se qiradhënësi, gjegjësisht pronari i banesës, është i detyruar ta mbajë pronën në gjendje të mirë për kohëzgjatjen e qirasë dhe t’i bëjë riparimet e nevojshme.

Në nenin 587 të këtij ligji, janë katër paragrafë që e sqarojnë se kush është i obliguar të bëjë meremetimet në objektin e lëshuar me qira.

Paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni flasin për meremetimet e sendeve në objekt, dhe këto ja obligojnë pronarit (qiradhënësit).

Paragrafi 1 i nenit 587: Qiradhënësi ka për detyrë t’i mirëmbajë sendet në gjendje të rregullt gjatë kohës së qirasë dhe për këtë arsye të bëjë riparime të nevojshme në të.

Paragrafi 2 i nenit 587: Ai ka për detyrë t’i kompensojë qiramarrësit shpenzimet që i ka bërë ky për mirëmbajtjen e sendit, e që do t’i kishte për detyrë ky t’i bënte.

Ndërsa, dy paragrafët tjerë, flasin për meremetimet e vogla, të cilat shkojnë në përgjegjësi të qiramarrësit.

Paragrafi 3 i nenit 587: Shpenzimet e meremetimeve të vogla të shkaktuara nga përdorimi i zakonshëm i sendit, si dhe shpenzimet e vetë përdorimit bien në ngarkim të qiramarrësit.

Paragrafi 4 i nenit 587: Mbi nevojën e riparimit qiramarrësi ka për detyrë ta njoftojë qiradhënësin,gazeta eporteri për këtë temë ka biseduar edhe me një zyrtar ligjor i cili ka shpjeguar se ligji e përcakton qartë se pronari i banesës paguan për riparime investimi. Riparimet e investimeve, sipas tij, i referohen të gjitha riparimeve të mëdha në apartament. Sipas tij, këto riparime përfshijnë, riparimin e kaldajave, lavatriçeve, shporeteve, frigoriferëve…

Megjithatë, pronari dhe qiramarrësi e kanë lirinë të merren vesh ndryshe në kontratë, nga ajo që e përcakton ligji. “Pronari dhe qiramarrësi mund të bien dakord ndryshe në kontratë, që qiramarrësi të paguajë për riparimin. Përndryshe, sipas ligjit riparimet e vazhdueshme në kuptimin e ndërrimit të llambave dhe të ngjashme duhet patjetër të paguhen nga qiramarrësi”, thotë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit