Lali Eri përkëdhel inspektorët e Bashkisë së Tiranës me biçikleta elektrike 1 mijë euroshe. Inspektorët e mbrojtjes së territorit do të pajisen me mjete të tilla, pas një tenderi ta hapur së fundmi me një fond prej 6.5 milionë lekësh të reja për një sasi prej 50 biçikletash.
Bashkia kërkon që të ofrohet një garanci 1-vjeçare për biçikletat dhe që kompania të mbulojë shërbimet e saj. Në dokumentet e kësaj procedure nuk jepen detaje se për çfarë do të përdoren këto biçikleta, kujt do t’i jepen dhe cili është plani për përdorimin e tyre.
Në organikën e Inspektoratit të Bashkisë janë të paktën 160 të punësuar dhe blerja e të paktën 50 biçikletave duket se lidhet direkt me inspektorët që monitorojnë çdo ditë terrenin. Padyshim që ky investim shitet nga bashkia si një mbrojtje për ajrin e kryeqytetit.
Por të shpenzosh 65 milionë lekë të vjetra për të blerë biçikleta për punonjësit në një kohë kur shumë hallka të tjera në zonat rurale dhe urbane të bashkisë së Tiranës nuk funksionojnë, përbën padyshim një shpërdorim fondesh, një eksperiment dhe një përkëdhelje të Lali Erit ndaj punonjësve të tij para zgjedhjeve.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.