LSM: Qeveria po përpiqet të kursejë duke mos korrigjuar pagën minimale për një muaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.03.2023, 11:40

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ta korrigjojë shpalljen e djeshme në Gazetën zyrtare në të cilën është theksuar vlera e pagës minimale në vlerën bruto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga prilli i vitit 2023 arrin 20.739 denarë.

LSM beson se “Qeveria bën përpjekje të kursejë me atë që një muaj nuk do ta korrigjojë pagën e punëtorëve më të varfër”.

Nga Sindikata në kumtesën theksojnë se “janë seriozisht të brengosur dhe të befasuar nga përpjekja e Qeverisë përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale t’i manipulojë punëtorët me paga më të ulëta, ata të cilët në tërësi presin kujdes dhe mbrojtje nga shteti e cila pretendon të jetë demokratike, sociale dhe me orientim evropian”.

“Në gazetën zyrtare nr. 58 nga data 16.03.2023 është publikuar se paga minimale në vlerën bruto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, fillon nga prilli i vitit 2023 dhe arrin 20.739,00 denarë. Kjo shpallje është në kundërshtim me ndryshimin e neni 4 të ligjit për pagë minimale të bërë me Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagë minimale, gazeta zyrtare nr. 41 nga 24 shkurti i vitit 2022 me të cilin është regulluar se pagesa e vlerës së re të konfirmuar të pagës minimale do të bëhet me pagesën e pagës për muajin mars të vitit aktual. Në këtë mënyrë shteti bën përpjekje të kursejë me atë që një muaj nuk do ta korrigjojë pagën e punëtorëve më të varfër dhe qytetarëve që është një precedent në sjelljen e sistemeve dhe qeverive demokratike”, citojnë nga LSM në kumtesë.

Por, shtojnë ” falënderim i zgjuarsisë së LSM-së besojmë se padrejtësia do të korrigjohet, tregojmë në nevojën e korrigjimit të shpalljes nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të publikuar në Gazetën zyrtare dhe harmonizimi i saj me ndryshimet ligjore”.

“LSM gjtihmonë me zgjuarsi do të ndjekë dhe korrigjojë politikat e këqija qeveritare që bëhen në dëm të punëtorëve”, qëndron në kumtesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit