Zbulohet tuneli i kthyer në “shtëpi bari” në Krujë me 390 bimë kanabis, 5 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.03.2023, 09:46

Është zbuluar në Krujë një tunel i kthyer në shtëpi bari. Në pranga kanë rënë 5 persona, mes tyre 2 punonjës të OSHEE-së, si dhe 2 të tjerë në kërkim. Punonjësit e OSHEE kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike me të cilën furnizohej tuneli i përshtatur për kultivim të drogës.

Të prangosur janë shtetasit, Haki Selimi, Rexhep Halili, Arlind Selimi, si edhe punonjësit e OSHEE-së Oltjan Farruku, Ervis Halili. Ndërkohë janë sekuestruar 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i policise:

Krujë/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Tuneli”.

Operacioni nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të DVP Durës, mbështetur dhe në inteligjencën informative.

Kontrollet e shtuara, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontrollin e ambienteve të mbyllura që shfrytëzohen për kultivim të kanabisit me anë të llambave.

Evidentohet një tunel i përshtatur me llamba, për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 390 bimë kanabis, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në pranga dhe 2 punonjës të OSHEE-së, si dhe 2 të tjerë në kërkim, pasi kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike me të cilën furnizohej tuneli i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato operacionale të DVP Durrës, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve në ambiente të mbyllura, ish-magazina dhe tunele, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave, bazuar dhe në inteligjencën informative policore, organizuan dhe finalizuan operacionin polior të koduar “Tuneli”.

Si rezultat, në zonën e mbrojtur mjedisore Krastë, u evidentua një tunel (ish-tunel i ushtrisë), në një zonë të vështirë kalimi, i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit, falë punës hetimore, mbështetur dhe në inteligjencën policore, u identifkuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit:

H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. S. ushtronte edhe veprimtrainë e paligjshme të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjëve së OSHEE-së, shtetasve O. F. dhe E. H., me detyrë punonjes të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, shtetasi S. K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri) dhe shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.

Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektike”, “Organizimi i lojërave të fatit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit